Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ditët e para të Korrikut do të ulemi në karriget tona në parlament. Kështu ka deklaruar sot Vili Minarolli në prag të Këshillit Kombëtar, i cili do të vendos konferencën e jashtëzakonshme. Por duket se tashmë demokratët e kanë marrë vendimin përfundimtar, hapat e mëtejshëm do të jenë thjesht stauor.

Vili Minarolli, deputet i PD:- “Pres mirëkuptimin e Këshillit Kombëtar spse gjithnjë e kemi pasur si problem këtë dhe kërkonim që të behej një hap në këtë drejtim. Hapi është bërë dhe jam i bindur që Këshilli Kombëtar do të vendosi për mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm i cili do ti propozohet nga kryesia, që të bëhet Brenda dhjetë ditëshit të parë të Korrikut. Ne do të punojmë që mirkuptimi të jetë i plotë”.

Minarolli duke shpërfillur grupin pro parlament në PD u shpreh se ishin vetëm kushtet e paplotësuara nga qeveria ato që lanë jashtë parlamentit forcën më të madhe opozitare./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego