Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar me një kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit figurën e Kryetarit aktual të Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Sipas demokratëve, Marinaj akuzohet nga antimafia italiane për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Referuar hetimeve të nisura në shtetin fqinj nga ana e autoriteteve italiane, demokratët thonë se, ndaj Marinajt në 29 Mars të 2016-ës, prokurori i Firences Giulio Monferini ka depozituar edhe në gjykatë kërkesën për gjykim ndaj disa shtetasve, mes të ciëve edhe ndaj Marinajt, që cilësohet si kreu i organizatës kriminale.

Tv Klan