“Gjysma e shkollave jashtë funksionit”

Demokratët e cilësojnë propagandë programin e rindërtimit, duke sjellë si argument mos ndërhyrjen nga ana e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës në disa prej shkollave të dëmtuara rëndë në zonën e Kombinatit, një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

“Ndërkohë që Veliaj bën konferencierin e tallavave në televizione me kaseta të përgatitura, nxënësit e Tiranës nuk kanë kushtet të cilat meritojnë. Nuk është bërë asgjë për të filluar rikonstruksionin e tyre, apo shembja e tyre nëse do të mendohet ë përshtatshme për të ndërtuar të reja. Është lënë një vit pa bërë asgjë”.

Sipas selisë blu situata bëhet më problematike në një kohë kur mësimi për shkak të pandemisë zhvillohet me 4 turne.

“Duke mos pasur asnjë mundësi për të marr parasysh dhe zbatuar rregullat që diktohen nga pandemia: si distanca sociale,  apo siguria në momentin e daljes apo të hyrjes nga turnet që zhvillojnë mësimin deri në orën 6 mbasdite.”

Partia Demokratike thotë se kjo situatë mund të ishte shmangur nëse investimet do të shkonin për rindërtimin e shkollave dhe jo në xhepat e klientëve të qeverisë.

Tv Klan