Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama se ka gati skenarin për mbylljen e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilin opozita e akuzon për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas nënkryetarit të demokratëve, Edi Paloka, provat e reja të paralajmaruara nga Tahiri pas daljes nga Prokuroria kanë të bëjnë me një dokument përmes të cilit ish-ministri i Brendshëm provon se nuk është nën hetim në Itali, ku po gjykohet banda e “Habilajve”.

“Dorëzimi i gjoja provave të reja nga Saimir Tahiri është pjesë e skenarit të Edi Ramës për të përgatitur opinionin publik për mbylljen e çështjes së Saimir Tahirit.  Këtë që ka bërë sot Saimir Tahiri, e ka paralajmëruar Edi Rama më 16 tetor, kur njoftoi se cili do të jëtë fati i dosjes “Tahiri”. e ashtuquajtura provë e re që paraqiti sot si lajm Saimir Tahiri është fakti se në Itali ai nuk është nën hetim.

Kjo është alibia që Edi Rama i dha Saimir Tahirit dhe pas së cilës fshihet presioni që po i bëhët prokurorisë për të mbyllur çështjen. Është fakt se Saimir Tahiri po hetohet nga Prokuroria shqiptare për krime të kryera në territorin shqiptar.Është fakt së shteti Italian nuk mund të hetojë një shtetas shqiptar që kryen krim në territorin shqiptar

“, tha Edi Paloka.

Tv Klan