“2020, një vit edhe më i zymtë për shqiptarët”

Raporti i “S&P” për Partinë Demokratike është pasqyrë e situatës së mjerusheme që kaloi ekonomia shqiptare gjatë vitit 2019. Ish-deputetja Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se ka fshehur treguesit financiarë; nga rritja e boxhit publik, fatura e koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe ulja e konsumit.

“Taksa të rritura me rreth 2 miliardë Euro, faturë stratosferike e PPP dhe borxhi publik i rritur në nivelet e 83% duke përfshirë dhe koncensionet dhe PPP. Ajo që e rrezikon tanimë Shqipërinë është fshehja e borxhit përmes Koorporatës së Investimeve dhe strukturën e dobët të borxhit. Koorporata e Investimeve është një minë me sahat në ekonominë dhe buxhetin e një vendi në zgrip të varfërisë”.

Viti 2020, sipas Tabakut, pritet të jetë një vit edhe më i zymtë për financat e vendit.

“Shqipëria e 2020 do të jetë një vend më i zymtë dhe më i varfër, jo sepse Shqipëria nuk ka mundësi, jo sepse shqiptarët janë të pazotë. Por, sepse qeveria sot nuk është e shqiptarëve por e oligarkëve dhe bandave që përfaqësohen në Parlament”.

Partia Demokratike thotë se “S&P” paralajmëron se do të ulë vlerësimin për Shqipërinë dhe se rruga e vetme për daljen nga kriza ekonomike janë politikat fiskale në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Tv Klan