Demokratët kanë vijuar me akuzat në adresë të qeverisë për shpërdorim të parave publike.

Deputeti Sherefedin Shehu paralajmëroi një panoramë të zymtë edhe për 2016 -ën. Sipas tij, investimet publike do të shënojnë rënien më të madhe dhe se destinacioni i taskave të shqiptarëve për këtë vit do të shkojë për luks të zyrave të qeveritarëve, duke lënë në harresë veprat e mëdha infrastrukturore.

Sherefedin Shehu – Deputet i PD-së: 

“Investimet publike do të jenë në nivelin më të ulët që nga viti 1997, vetem 4% të PBB. vetëm 27 miliardë lekë. Për tu vjedhur me kollaj investimet janë copetuar në 1300 projekte dhe prej tyre 45 projekte ose 60 milion dollarë janë për rikonstruksione të zyrave të qeverisë. Paratë e rrugës së Elbasanit, koridorit të Jugut, rrugës së Pogradecit, rrugës së Arberit, rrugës Qukës- Qafe-Plloce dhe projekteve të tjera të rëndësishme janë në xhepat e Ramës dhe të kriminelëve rrotull tij.”

Demokratët akuzojnë Kryeministrin Rama se po mban peng zhvillimin e Shqipërisë. Sipas opozitës, abuzimet në vitin 2015 ishin 8.5 herë më të larta se në vitin 2013 dhe 79 herë më të larta se në 2010 -ën.

Jolldiz Mitro/Tv Klan