Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama reagoi Partia Demokratike që thotë se ato që nuk i bëri dot në 8 vjet, ai nuk mund t’i bëjë në 4 vjet.

Sipas selisë blu të gjithë shqiptarët e dinë që Rama e ka lënë në baltë Shqipërinë. Demokratët thonë se vetëm ata mund ta sjellin ndryshimin dhe shpresën që i duhet Shqipërisë.

Edhe kryetari i demokratëve Basha publikoi një video duke shkruar se shqiptarët nuk mashtrohen dot më dhe se më 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton.

Tv Klan