Partia Demokratike vazhdon të ftojë partitë e djattha t’i bashkohen koaliconit të kryesuar prej saj. Kjo ftesë mbetet ende e hapur për Partinë Aleanca Demokratike dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Ndërkohë nga koalicioni i djatthtë duket se do të largohet Partia e Legalitetit. Renditja e Partisë Republikane pas Partisë Demokratike ka shkaktuar qejfmbetjen e legalistëve të cilët kanë paraqitur me grafik rezultatet përkatëse në zgjedhjet e viteve të fundit.

Ata kanë lënë kohë për negociata deri ditën e premte në të kundërt:”Në rast se kërkesa e PLL-së nuk realizohet deri në këtë afat pa qenë nevoja të mblidhen forumet formuese të PLL-së, automatikisht kjo parti hyn e vetme në kandidim me 100 zonat zgjedhore.”

Nëse PD nuk do të reagojë me maturi dhe në kohën e duhur për vlerësime të drejta thanë drejtuesit legalistë, përgjegjësinë për gjithçka do t’a mbajë vetëm ajo./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego