Partia Demokratike kërkoi largimin e drejtueses së Prokurorisë të Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila sipas selisë blu ka shkelur ligjin e Vetting-ut.

Qëndrimi i demokratëve vjen pas deklaratës së Prelës, e cila në përgjigje të përfaqësuesve të ONM-së që gjetën parregullsi në pasurinë dhe të ardhurat e bashkëshortit të saj, u shpreh se ky i fundit nuk ka pse të paguajë taksa, pasi Shqipëria nuk është vend i BE-së.

Sipas opozitës qëndrimi ende në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është standard i dyfishtë i Vetting-ut.

Demokratët thonë se Prela do të duhej të shkarkohej edhe për dosjet e mbyllura në favor të kryeministrit, ku sipas selisë blu eksponentë të mazhorancës janë kapur në shitblerje votash.

Tv Klan