MSH: E-maili, paralajmërim për stafin pas një incidenti

Këtë email të brendshëm që përgjegjësja për sigurinë në Ministrinë e Shëndetësisë drejtuar stafit të këtij institucioni, Partia Demokratike e paraqiti si provë se ashtu siç ata kishin deklaruar në datën 16 Prill në zyrën ku mbahet dokumentacioni i tenderave ka rënë zjarr.

Ish-deputeti demokrat Spahiu i kërkon SPAK-ut të hetojë për prishje të provave të tenderave sekret për blerjen e pajisjeve mjekësore me çmime abuzive gjatë periudhës së pandemisë.

Por ministria e Shëndetësise e përgënjeshtroi Partinë Demokratike. Sipas këtij institucioni nuk ka rënë zjarr në ambientet e ministrisë. E-maili i është paralajmërues për stafin pas një incidenti me një punonjëse ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative.

Edhe ministria ashtu si PD shpresat për zbardhjen e të vërtetës e ka tek hetimet e SPAK-ut.

Ministria e Shëndetësisë tha në një tjetër reagim se ka vënë në dispozicion SPAK të gjitha dokumentacionet e kërkuara. Prej 27 Prillit në këtë institucion ka nisur edhe një audit i KLSH për procedurat e ndjekura për tenderat e zhvilluar në periudhën e pandemisë.

Tv Klan