Replika me LVV pas moslejimit të referendumit serb
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka kërkuar shkarkimin e ministrit për kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës Goran Rakiq. Rakiq i cili është edhe kryetar i Listës Serbe një ditë më parë kur po mbahej protestë për moslejimin e referendumit serb në Kosovë, ka paralajmëruar masa reciprociteti ndaj Kosovës në rast se nuk lejohet mbajtja e zgjedhjeve serbe më 3 Prill në Kosovë.
Ndërsa shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së ka thënë se reciprociteti bëhet vetëm në mes të dy shteteve, ndërsa la të nënkuptohej që nuk do të lejohen as zgjedhjet e Serbisë të mbahen në Kosovë
“Votimi për zgjedhje të një shteti tjetër është i paraparë me metoda se si votohet dhe besoj se si proces është caktuar dhe mund të bëhen përgatitje muaj më parë në mënyrë që Kosova është shteti i pavarur për të gjitha qytetarët”.
Duke folur për moslejimin e mbajtjes së referendumit serb dhe raporteve me bashkësinë ndërkombëtare, ajo tha se Kosova është projekt ndërkombëtar dhe asgjë nuk veprohet pa marrëveshje me ta.
Ndërsa nga AAK-ja thanë se në seancën për referendumin nuk pranuan që në të “të diskutohet kush është më patriot”. Kosova dy ditë më parë i tha jo referendumit serb në Kosovë ndonëse kishte presione të shumta nga Bashkësia ndërkombëtare për të lejuar një gjë të tillë.
Tv Klan