Banorëve u është kërkuar të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin grumbullimet

Kryeqyteti kinez ka zgjatur karantinën për 22 milionë banorët e tij për të frenuar një shpërthim të Covid-19, ndërsa Shangai vendosi më shumë testime dhe  bllokime për të fituar statusin “zero Covid” pas dy muajsh bllokim.

Pekini duhet të zbatojë plotësisht kërkesën për të punuar nga shtëpia në zona kyçe, të ulë më tej shkallën e punës nga zyra për të reduktuar fluksin e njerëzve“, thotë një zëdhënës i qeverisë kineze.

Gjashtë nga 16 rrethet e qytetit u kanë thënë të gjithë banorëve të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin grumbullimet .Të gjithë ata persona që duhet të shkojnë në punë duhet të kenë një test negativ PCR brenda 48 orëve.

Autoritetet në Pekin që tashmë kishte kufizuar transportin publik, urdhëruan mbylljen e disa qendrave  tregtare dhe dyqaneve  për shkak të zbulimit të rasteve të reja.

Në Shanghai shumica e kufizimeve do të mbeten në fuqi këtë muaj, përpara se të hiqet bllokimi dy-mujor nga 1 Qershori. Masat e ashpra anti-Covid në Pekin, Shangai dhe gjetkë në Kinë po shkakton dëme të konsiderueshme ekonomike.

Klan News