Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë informacion në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Peleshi thotë se gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë nën kontroll ose janë neutralizuar pothuajse të gjitha situatat serioze të zjarrit.

Situata vijon të mbetet problematike vetëm në Karaburun.

“Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura”, thotë Peleshi.

Ministri falenderon të gjithë efektivët e FA-së dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin e treguar në këto ditë të vështira./tvklan.al