Goditet 3 herë radhazi dhe ndalet në çdo tentativë

Një ndeshje e çmendur në ligën e tretë turke ku një penallti e akorduar në fund të sfidës ishte pika kulmore e takimit Uşakspor – Velimeşespor.

Portieri ekipit vendas Ersin Aydin e ndali goditjen kundërshtarit në minutën e 90’, por u vendos që të përsëritej, pasi lëvizi nga vija fatale. Protestat sollën dhe një karton të verdhë për Aydin.

Ai e priti edhe goditjen e dytë, por arbitri vendosi ta kthejë sërish 11-metërshin për të njëjtën arsye. Portieri vendas mori të verdhin e dytë, pasi nuk mbajti dot nervat, duke u përjashtuar nga sfida.

Hera e tretë përballë kundërshtarit ishte e mbrojtësit Levent Aktug, pasi zëvendësimet ishin kryer. Portieri i emergjencës tregoi cilësitë e tij, duke vendosur edhe fatin e ndeshjes që përfundoi me fitoren 2 – 0 të Uşakspor ndaj Velimeşespor.

Tv Klan