85-vjeçari pritet të ndikojë në jetën politike të Italisë

Silvio Berlusconi është në mes të një fushate të zjarrtë zgjedhore dhe ish-kryeministri italian kërkon të luajë një rol qendror në këto zgjedhje.

Berlusconi, i cili do të mbushë 86 vjeç katër ditë pas zgjedhjeve të 25 Shtatorit, duket i sigurt se do të jetë në anën fituese. Sondazhet e opinionit i japin partisë së tij konservatore Forza Italia rreth 8% të votave ,12% për partinë e Matteo Salvinit dhe 24% për Vëllezërit e Italisë të Giorgia Melonit, dy aleatët e tij të djathtë. Së bashku, ata mund të mundin kundërshtarët e tyre të majtë dhe të qendrës.

Meloni duket se do të ketë ndikimin më të madh në një koalicion të ardhshëm, por ajo ndoshta do të ketë ende nevojë për mbështetjen e Berlusconit për të patur peshën që i duhet për sa i përket vendimeve politike dhe posteve qeveritare.

Silvio Berlusconi drejtoi për herë të parë Italinë në 1994, por qeveria e tij e fundit u tornit për shkak të një krize borxhi dhe skandalet mbi festat e ashtuquajtura “bunga bunga” në vilën e tij jashtë Milanos.Por pavarsisht të gjitha këtyre ngjarjeve, pensioni duket gjëja e fundit në mendjen e miliarderit italian.

“Ai dëshiron të qëndrojë i gjallë në kuptimin politik, me gjëra për të bërë dhe për të ofruar, ai dëshiron të ‘të jetë atje’ për aq kohë sa të jetë e mundur,” thotë Giovanni Orsina, një profesor i politikës në universitetin Luiss të Romës, i cili ka ndjekur nga afër karrierën e Berlusconit.

Ai tentoi për t’u bërë kreu i shtetit në janar por pa sukses. Edhe pa një rol formal, ai pritet  të jetë aktiv në prapaskenë në përpjekje për të ndikuar në politikën e qeverisë.Premtimet e tij zgjedhore janë bujare si kurrë më pare shkruan agjencia e lajmeve Reuters , duke përfshirë pensionet minimale prej të paktën 1,000 euro në muaj dhe një normë të vetme tatimore mbi të ardhurat prej 23% por analistët besojnë se me gjendjen ekonomike të Italisë do të jetë e vështirë.

Klan News