Këto ditë është thënë se pensionistët nuk duhet të dalin nga shtëpitë për asnjë arsye, ndërsa pensioni do t’u shkojë në shtëpi nga zyrat e postës.

Emisioni “Stop” ka kontaktuar me numrin e prezantuar për këtë qëllim dhe nga ky komunikim u jepet një tjetër kontakt dhe kohën se kur duhet të telefonojnë.

Një ditë më vonë, “Stop” provon sërish numrin e sugjeruar, por del i paarritshëm.

Në zyrat e postës thuhet se këtë ankesë e kanë përcjellë dhe shumë qytetarë të tjerë dhe i është përcjellë drejtorisë qendrore.

 I njëjti fat i pret edhe ata që kanë punë me tatimet. Numri në dispozicion nuk përgjigjet dhe shërbimet e reklamuara nuk realizohen.

Punonjësja e Postës:Alo! Përshëndetje!

Gazetarja:Jam e interesuar për të marrë pensionin e gjyshes në shtëpi.

Punonjësja e Postës:Te kush postë e merr gjyshja pensionin?

Gazetarja:Tek shkolla e bashkuar.

Punonjësja e Postës:Po, mbaje shënim këtë nr. e shefes së zyrës, do të kontaktoni me këtë shefen nesër në mëngjes, për të marrë të dhënat ajo dhe të sjell pensionin në shtëpi.

Punonjësja e Postës:0676069069.

Gazetarja:Nuk mund ta marr që tani në telefon?

Punonjësja e Postës:Po, tani s’janë ato, se janë mbyll zyrat. Shefja është vetëm paradite në punë dhe ikën në shtëpi, mund të jenë punonjësit, por ata nuk të japim dot përgjigje.

Gazetarja:Duhet ta provoj nesër në mëngjes.

Nesër po! Nga ora 8-12

Punonjësja e Postës:Alo! Përshëndetje!

Gazetarja:Ju këkroj ndjesë për shqëtesimin, kontaktova me ju dje, më dhatë një numër kontakti, por nuk arrihet…

Punonjësja e Postës:Të del i lirë dhe nuk përgjigjet?

Punonjësja e Postës: Nuk del fare, nuk arrihet linja….

Punonjësja e Postës:Ne tani këtë ankesë, na e kanë dhe shumë të tjerë, ua kemi bërë shefave tonë dhe ata do të kontaktojnë me ata, nuk e di, si do e bëjnë. Ose do na sjellin ndonjë numër tjetër, po unë nuk e di, ose do të marrësh më vonë, se deri në orën 4 këtu jemi! /tvklan.al