Për të katërtën ditë me radhë, nën 100 të vdekur në Spanjë

Për të katërtën ditë me radhë, nën 100 të vdekur në Spanjë

23:17 20/05/2020

Të mërkurën në Spanjë u regjistruan më pak se 100 viktima nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore thanë se gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 95 viktima nga sëmundja COVID-19, qe e shkakton koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në 27,888.

Në kulmin e epidemisë së koronavirusit, në Spanjë kishte më shumë se 900 të vdekur, për një periudhë 24 orëshe.

Të mërkurën u regjistruan 416 raste të reja me koronavirusin e ri, duke e çuar shifrën e përgjithshme të të infektuarve në 232,000.

Spanja, së bashku me Italinë dhe Britaninë e Madhe, janë ndër vendet më të prekura në Evropë nga pandemia e koronavirusit.

Spanja ka filluar gradualisht të dalë nga izolimi, por vendosja e maskës është e detyrueshme jashtë shtëpisë. /REL

Të ngjashme

Grupi

Kallezo