Pleqëria vjen me pasoja… Por një studim i ri ka treguar se, të moshuarit duhet të paktën që në aktivitetet e tyre, të përfshijnë edhe vallen tradicionale greke “Zorba”. Por pse? Sipas ekspertëve kjo valle ka treguar se ul rrezikun e disa sëmundjeve të zemrës. Studimi ka treguar se, të gjithë të moshuarit që kërcejnë këtë valle, kanë më pak rrezik të preken nga sëmundjet e zemrës si edhe ecin më shpejt.

Zakaria Vordos, një fiziolog në Universitetin “Aristotel” të Selanikut, në Greqi, tha: “Ne mendojmë që këtë lloj kërcimi ta fusim në programet e rehabilitimit për pacientët me infarkt në zemër”.

Në studim u përfshinë 40 pacientë grek të moshuar, me probleme të zemrës. Pas tre muaj, duke përdorur këtë metodë, 40-65 minuta seancat javore, rezultoi se zemra e tyre po bëhej më e fortë. /

tvklan.al