Liverpool – Arsenal, sfida e javës së tretë

Java e tretë e Premier League sjell superndeshjen mes Liverpool dhe Arsenal. Të dyja këto skuadra i kanë fituar 2 takimet e para dhe janë në krye të renditjes në kuotë të barabartë pikësh. Liverpool mban vendit e parë për shkak të golavarazhit më të mirë.

Topçinjtë e Londrës janë përforcuar në merkato me futbollistë si Dani Ceballos dhe Nikolas Pepe. Përballë The Reds do jetë prova e vërtetë që do të tregojë se sa vlen skuadra e drejtuar nga Unay Emrery.

Të besuarit e Klopp e dinë mjaft mirë se hapat fals në ndeshje të tilla nuk lejohen sepse vitin e shkuar nuk mundën të shpalleshin kampion vetëm për një pikë dhe tashmë janë të detyruar të bëjnë presion dhe të japin maksimumin në çdo ndeshje që më në fund pas 30 vitesh të ngjiten edhe një herë në fronin e Premier League.

Përballja e sezonit të shkuar që u luajt në Anfield Road u mbyll 5 – 1 në favor të Liverpool por këtë herë Arsenal do bëjë të pamundurën që të jetë një histori krejt tjetër. Takimi do të luhet në 18.30.

Tv Klan