Swiatek sfidon Sabalenka, Alcaraz “djersit’ mbi 5 orë për të vijuar garën

Grand Slam i US Open ka mësuar çiftet gjysmëfinaliste. Te femrave në duelin e parë do të përballen mes tyre tenistja polake Iga Sëiatek, numri 1 në botë dhe ajo bjelloruse Aryna Sabalenka, numri 6 në botë.

Ndërsa në sfidën e dytë do të duelojnë mes tyre ajo franceze Carolina Garcia, numri 17 në botë e ajo tuniziane Ons Jabeur numri 5 në botë. Swiatek e kishte fare të lehtë për të vijuar rrugëtimin në gjysmëfinalet e turneut, pas fitores 2-0 përballë Pegula, 6-3, 7-6 me sete. Një sfidë që zgjati për 1 orë e 55 minuta, e që në fund u shpall fituese numri 1 i Botës. 21-vjeçarja polake mbetet kandidatja më e fortë për të triumfuar, e deri në fund i kanë mbetur edhe dy sfida.

Edhe te meshkujt ka mjaft sfida interesante edhe pse janë eliminuar më të mirët. Në gjysmëfinale do të duelojnë mes tyre rusi Karen Khachanov e norvegjezi Casper Ruud numri 5 në botë. Ndërsa në gjysmëfinalen e dytë do të përballen spanjolli Carlos Alcaraz dhe amerikani Francis Tiafoe. Alcaraz përmbysi Sinner në një duel rraskapitës. Plot 5 orë e 18 minuta zgjati dueli mes tyre, me spanjollin që ai arriti të triumfonte 3-2 me sete. Numri 4 i botës do tentojë deri në fund për të fituar turneun që i mungon në vitrinën e trofeve.

Klan News