Përcillet me nderime kreu i Kishës Serbe

Përcillet me nderime kreu i Kishës Serbe

18:50 22/11/2020

Vuçiç: Brenga më e madhe e tij ishte Kosova

Pas tre ditësh nga koha kur ndërrojë jetë, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, u varros në kryeqytetin serb në tempullin e Shën Savës. Irinej ka vdekur si pasojë e infeksionit me Covid-19 pas përkeqësimit të gjendjes në tërë Serbinë. Ceremonia e lamtumirës së fundit ka nisur me lutje fillimisht që vazhduan për dy ditë rresht. Trupi i pajetë i patriarkut Irinej ishte shfaqur i mbuluar me një xham dhe gjithçka u zhvillua nën kritika rreth pandemisë.

Në ceremoni morën pjesë edhe krerët më të lartë shtetërorë, ndërsa kufoma e Patriarkut u përcjellë nga garda shtetërore.

“Brengën më të madhe e ka pasur Kosovën pasi ka kaluar një pjesë në Prizren. Ka vepruar në mënyrë racionale duke kërkuar mënyra të ruajmë ose mos të njohim pavarësinë e Kosovës, duke kuptuar gabimet historike që kemi bërë edhe ne si popull, por ka besuar tek shteti që mund të bindim botën e për Kosovën mund të bëhet vetëm një zgjidhje e drejtë”, tha Vuçiç. 

Patriarku Irinej kishte shërbyer për rreth 10 vjet në krye të Kishës Serbe, e cila luan një rol mjaft të rëndësishëm në këtë shoqëri. Gjatë mandatit të Patriarkut Irinej, presidenti serb e kishte takuar disa herë për të marrë pëlqim për politikën e Vuçiç për dialog me Kosovën pasi brenda kishës kishte qëndrime të ndryshme dhe kundërshtime. 

Tv Klan





Të ngjashme