Kupat e Europës sjellin shumë të ardhura për klubet. Në Champions League ekipet kryesorë kanë përfituar qindramilionë euro secili prej sezonit 1992-1993.

Vendi e parë në këtë klasifikim e mban Real Madrid me 778 milionë Euro nga shpërblimet e UEFA-s. Një shumë kolosale e ardhur edhe nga triumfet e viteve të fundit me trofetë e fituar.

Real ndiqet nga Bayern Munchen dhe Barcelona. Ekipi gjerman e kalon shumën 700 milionë Euro, ndërsa Barcelona është shumë pranë këtij objektivi.

Në këtë klasifikim përfitimesh janë të pranishëm klube nga kampionatet kryesorë. Në 10 të parët janë 3 angleze, 3 italiane, 2 spanjollë dhe nga 1 francezë dhe gjerman.

Tv Klan