7 persona mbetën të plagosur këtë të hënë, në një aksident rrugor të ndodhur në afërsi të fshatit Derviçan, në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Shkak u bë përplasja e dy automjeteve me njëra-tjetrën.

Të plagosurit, sipas asaj që raporton ABC News, janë pjesëtarë të një familjeje që udhëtonin drejt Sarandës, si dhe shoferi i makinës tjetër të përfshirë në aksident.

Të aksidentuarit u dërguan drejt spitalit të Gjirokastrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet paraprake janë se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i njërit prej shoferëve./tvklan.al