Dy banesa u përfshinë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në Surrel të Tiranës. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:52 dhe sipas policisë, nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake autoritetet thonë se rezulton që zjarri ka qenë aksidental. Megjithatë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, po punon një grup hetimor./tvklan.al