Balluku: Projektet do ndikojnë në zhvillimin urban

Përfundojnë 50 % e punimeve të lotit 3 të rrugës Porto Romano-Durrës. Gjatë inspektimit të punimeve, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se investimet në këtë zonë janë të rëndësishme për portin e ri në Porto Romano, parkun energjetik dhe atë industrial, si dhe ECO-Parkun.

“Projekti për portin e ri për të cilin ka nisur nga puna pasi shumë shpejt projekti i portit të ri ka lidhje me projektin e madh te Emaar Group. Të gjitha këto projekte janë të ndërlidhura me njëra tjetrën. Edhe projekti i ECO-parkut po shkon mjaft mirë, është faza e fundit e projektit”.

Zona e Porto Romanos dhe Spitallës ku pritet të ngrihet parku energjetik pritet të ndikojë në  zhvillimin urban të zonës.

“E gjithë zona ka një plan zhvillimi e cila. Është firmosur procedura përsa i përket ndërtimit të parkut të dytë fotovolkaik më i madh në vend, ai i Spitallës, ku shteti do të përfitojë 70 megavat të sasisë. Do i japim mundësi qytetit të Durrësit të zhvillohet nga ana urbane. Do jetë një zonë industriale me të gjitha kapacitetet  për tu zhvilluar nga ana urbane”.

Punimet për lotin e tretë të rrugës Porto Romano-Durrës me një gjatësi 3.3 kilometër pritet të  përfundojnë brenda Shtatorit të këtij viti.

Tv Klan