Qeveria ka shpallur kompaninë “Gener 2” si fituesen në tenderin për ndërtimin e rrugës Thumanë – Fushë Krujë – Kashar – Vorë. Firma dorëzoi 3 muaj më parë edhe ofertën e pakërkuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë duke u shpërblyer me 8.5 pikë bonus për garën.

“Gener 2” rezultoi edhe si ofertën më e ulët në tender, ku ofroi të ndërtojë 20.8 kilometra me vlerë 225,821,553 Euro.

3 kompani të tjera u skualifikuan. Tashmë pritet që qeveria të nënshkruajë kontratën për t’i hapur rrugë ndërtimit të segmentit të ri.

Forma e ndërtimit do të jetë partneritet publik-privat ku paratë do të investohen nga privati e më pas do të shlyhen nga buxheti i shtetit.

Projekti do të përfundojë pas 2 vjetësh, ku për 11 vjet pas ndërtimit firma do të marrë përsipër dhe mirëmbajtjen e veprës.

Gjurma e autostradës së re j do të fillojë 150 metra në brendësi të segmentit që lidh Milotin me Thumanën e më pas do të vazhdojë e drejtë deri në Fushë Krujë, ku me anë të një kthese të dyfishtë do t’i afrohet aeroportit të Rinasit dhe një gjurmë tjetër e saj do të lidhet me autostradën Tiranë – Durrës në pjesën e Kasharit.

Tv Klan