Edhe pak orë na ndajnë nga nata e Vitit të Ri. Gjëja më speciale për këtë natë është tryeza dhe padyshim gjeli. Të gjitha amvisat janë duke përgatitur e gatuar që kjo natë të jetë sa më speciale dhe e shijshme.

Ata që kanë vendosur ta kalojnë këtë natë në shtëpi kanë përgatitur gjithçka, duke filluar nga ushqimet speciale dhe tradicionale, dhe pse çmimet për tryezën e Vitit të Ri kanë qenë pak të kripura sivjet, përsëri në familjet shqiptare çdo gjë përgatitet më së miri.

Çfarë ke përgatitur për Vit të Ri?

Amvisa 1: Kam përgatitur gjelin, kadaif edhe shumë gjera të tjera. Gatime tradicionale.

Ça jeni duke gatuar?

Amvisa 2: Byrekë me qumësht. Kam përgatitur sallata të ndryshme, pulë të pjekur edhe bakllava.

I urojmë gjithë familjeve shqiptare sot të kalojnë një natë të gëzuar me te afërmit e tyre./tvklan.al