Të paktën 8 palestinezë mbetën të vrarë si pasojë përplasjes me ushtrinë izraelite në rripin e Gazës. Tensioni u rrit teksa 17 mijë qytetarë palestinezë u mblodhën në barrierën përgjatë kufirit, në protestën e përvitshme të quajtur “Marshimi i Madh i Kthimit”, në përkujtim të vrasjes së 6 protestuesve nga forcat izraelite në ndërhyrjen e vitit 1976.

Grupi militant islamik Hamas, që dominon rripin e Gazës akuzoi Izraelin për vrasje me qëllim sprapsjen e palestinezëve. Kreu i Hamas, Ismail Haniye tha se asnjë centimetër tokë nuk t’u falet izraelitëve.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, më shumë se 750 persona raportohen të lënduar, pjesa më e madhe me probleme në frymëmarrje, për shkak të bombave të gazit, të lëshuara nga ushtarët për të mbajtur larg protestuesit.

Konflikti për tokën vijon prej dekadash, me palestinezët që kërkojnë mbrapsht kthimin e tokës, ndërsa Izraeli shprehet se shteti i ardhshëm i Palestinës duhet të vendoset në Gaza dhe West Bank.

Tv Klan