Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me publikimin në media mbi hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dosjen 339.

Hetimet e filluara kryesisht synojnë të nxjerrin në pah, arsyet e publikimit në mënyrë të paligjshme të disa përgjimeve që i përkasin çështjes numër 339.

Prokuroria do të ndjekë me vëmendje rastin, duke kryer veprime konkrete për zbardhjen e çështjes.

Tv Klan