Ministri Rendit Perikli Teta flet për UÇK-në. Ai diskutoi në Komisionin Parlamentar të Mbrojtjes dhe Politikës së Jashtme në lidhje me sistemimin e refugjatëve kosovarë ku disa prej tyre do të vendosen në zonën e Matit dhe Pukës. Sipas Tetës kur themi se në Tropojë ekziston UÇK njerëz me uniforma laramane, ka tre grupime në tre vende.  I plotfuqishmi për veriun Taulant Dedja u shpreh se Shqipëria rrezikon të hyjë në konflikt me Serbinë prandaj kërkon masa te rrepta për kufirin. Ministri i Jashtëm Paskal Milo theksoi se faktori ndërkombëtar po bën hapa mbrapa përsa i përket zgjidhjes së krizës kosovare.

Pamje zëvendës kryeministri Bashkim Fino dhe ministri i Rendit Perikli Teta intervistë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame