BBC i ka kushtuar një reportazh dy motrave në një fshat të thellë në Indi, të cilat udhëtojnë 6 orë për të shkuar në shkollë. Vështirësitë e rrugës që ato ndjekin janë të pabesueshme.

Radhika dhe Yashoda udhëtojnë deri në 6 orë në ditë, për të shkuar në shkollë. Dy motrat, 14 dhe 16 vjeç jetojnë në një fshat të fshehur në Malet e Himalajës në Indi.

Nëpërmjet një videoje 360 gradë, BBC na tregon vështirësitë që ato kalojnë, për të shkuar drejt vendit ku marrin dijet. Duke lënë mënjanë lodhjen, motrat zgjohen çdo mëngjes në orën 5 të mëngjesit dhe nisen në rrugëtimin që përfshin terren malor, pyje të dendura një lumë që rrjedh shpejt.

Pjesa më e vështirë është lumi Bhagirathi.

Atje, Radhika dhe Yahshoda duhet të qëndrojnë pezull në ajër në një karrocë metalike dhe të tërheqin litarin për të kaluar në anën tjetër. Kjo punë kërkon shumë forcë – akoma më shumë kur bie shi dhe litari është më i rëndë për t’u tërhequr.

Pavarësisht rrezikut për jetën, dy vajzat e reja shprehen se ëndrra e tyre për t’u shkolluar, është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetare: Xh.Kuta