Prej disa ditësh disa shtete të Evropës , si Gjermania, Holanda dhe Belgjika janë përfshirë nga reshje të shuma duke shkaktuar dhe viktima. Në Gjermani situata është më alarmante, pasi disa qytete janë përmbytur tërësisht dhe numri i viktimave sa vjen e shtohet.

 Lidhur me këtë situatë dhe informacionet e mara mbi ndikimin që mund të kenë kushtet e motit edhe në vendet e tjera pranë, Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit njofton se gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet një mot me reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore.

Sipas IGJEUM situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës.

Po ashtu njoftohet se janë aktivizuar në gjendjen e gatishmërisë të gjitha strukturat dhe kapacitetet e emergjencave civile, në nivel qendror dhe vendor për zbatimin e planeve në rastet e përmbytjeve./tvklan.al