Policia e Shtetit për shkak të motit të keq që ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit ka shtuar prezencën e saj në rrugë. Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar problematika në shumë rrugë të vendit dhe efektivë të Policisë Rrugore kanë ngritur patrulla në akset problematika.

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë pandërprerë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika serioze, kryesisht në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër. Ashtu si autoritetet e emergjencave apo ato të infrastrukturës, edhe shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën e shërbimeve në akset problematike”, njoftojnë uniformat blu.

Më tej autoritetet këshillojë shoferët që të shmangin lëvizjet në zonat që kanë rrezikshmëri për përmbytje.   

Policia e Shtetit udhëzon qytetarët të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga vërshimi i ujërave, si dhe të bëjnë kujdes të shtuar e t’iu përgjigjen pa humbur kohë thirrjeve të autoriteteve shtetërore, në rast emergjencash”, sqaron Policia./tvklan.al