Katër viktima dhe qindra të evakuuar është bilanci i përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyer të rënë gjatë natës në Rumani. Vala e motit të keq me reshje të dendura ka përfshirë disa vende të Europës Qëndrore dhe Lindore.
Viktimat në Rumani regjistruan në rajonin lindor të Galatisë, në kufi me Moldavinë dhe Ukrainën, atje ku reshjet e dendura kanë përmbytur 19 zona të banuara.
Në 38 qytete dhe fshatra në Çeki, përfshirë Pragën, është shpallur gjendja e emergjencës. Reshjet e dendura kanë shkaktuar daljen nga shtrati të disa lumenjve, përfshirë edhe lumin Moldau degë e Elbës, që përshkon kryeqytetin çek.
Evakuime edhe në jug të Polonisë dhe Austri ku reshjet e dendura po ashtu kanë shkaktuar fryrjen e lumenjve.
Tv Klan