Partia Socialiste mblodhi këtë të shtunë Asamblenë e Tiranës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, si dhe drejtuesit politikë të qarkut, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu.

Takimi me dyer të mbyllura zgjati rreth 1 orë e 40 minuta kishte në fokus përgatitjet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Mësohet se kreu i socialistëve u ka kërkuar angazhim maksimal anëtarëve dhe intensifikim të komunikimit me qytetarët.

Rama ka kërkuar që strukturat e partisë t’u ofrojnë mbështetje të rinjve që duan t’i bashkohen kësaj force.

Tv Klan