Ylli i muzikës Pop, Madonna, është kthyer në shtëpinë e saj në Nju Jork pasi kaloi disa net në spital për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial.

Këngëtarja dhe kompozitorja e vlerësuar me çmime të shumta doli nga spitali herët në mëngjes dhe u dërgua në shtëpi me ambulancë private”, shtuan burime pranë saj.

Lajmi për përkeqësimin e shëndetit të Madonna-s erdhi pasi menaxheri shumëvjeçar i artistes informoi fansat për shtrimin e saj në spital dhe shtyrjen e datave të koncertit.

Në moshën 64-vjeçare, Mbretëresha e Pop-it ka vendosur të festojë 40-vjetorin e karrierës së saj të shkëlqyer me turneun e saj të titulluar “Celebration”.

Madonna ishte planifikuar të fillonte turneun në mbarë botën më 15 korrik në Vankuver pasuar nga një sërë koncertesh në Amerikën e Veriut.

Klan News