Një grua humbi tragjikisht jetën në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi në bulevardin Blu në Kamëz. 32-vjeçari me iniciale A.M udhëtonte me makinë kur përplasi këmbësoren 53-vjeçare me iniciale L.L. Ajo u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë.

Pas aksidentit 32-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, për t’u prangosur nga oficerët e policisë orët e para të kësaj të shtune. Shoferi, sqaron policia, u identifikua me anë të kamerave të sigurisë përreth vendit të ngjarjes. Më pas ai u paraqit vetë në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore, ku dhe u bë arrestimi i tij./tvklan.al