Përplasen dy avionë, humb jetën ligjvënësi amerikan


Përplasen dy avionë, humb jetën ligjvënësi amerikan

22:40 01/08/2020

Aksidenti ndodhi në Gadishullin Kenai

7 persona kane humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy avionëve të vegjël në Alaska. 

Aksidenti ka ndodhur në gadishullin Kenai, ndërsa në mesin e viktimave ka qenë edhe ligjvënësi amerikan, Gary Knopp.

Ai ka qenë duke pilotuar njërin avion, ndërsa 6 personat e tjerë ishin në bordin e avionit tjetër.

Gjashtë nga personat e përfshirë në këtë incident ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri në spital.

Tv Klan






Të ngjashme