Një aksident ndodhi rreth orës 15:30 të kësaj të premteje në Tiranë. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën pranë QSUT, në rrethana momentalisht të paqarta.

Siç shihet në këto pamje të mbërritura në rubrikën Kallëzo, përplasja ka qenë e fortë. Njëra prej makinave ka pësuar dëme të shumta.

Momentalisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ngjarja paralizoi trafikun. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al