Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Reps të Mirditës. Një këmbësore ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë.

Sipas informacionit nga policia, makina drejtohej nga një shtetas kosovar. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit./tvklan.al