Përplasja për Teatrin

Përplasja për Teatrin

15:48 01/08/2019

Rama, Meta e Basha replikojnë në rrjetet sociale

Aktori i radhës që kryeministri Rama ka zgjedhur ta postojë në faqen e tij si dëshmi e një tjetër mbështetje që vjen nga komuniteti i artistëve për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar është Artan Imami. Komentin e tij kryeministri e shoqëron me opinionin e Imamit  për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos cenuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone. Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që shohim me gjendjen aktuale.”

Nuk ka vonuar replika e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që thotë se “Puna e Teatrit ishte loooja!”. “Nuk e zë gjumi hajdutin psiqik për 6 kullat 200 milionë euro! Mjerë të keqpërdorurit e radhës që flasin për gishtin kur gishti tregon hënën!”, thekson Basha.

Për Teatrin Kombetar reagoi edhe Presidenti Ilir Meta. Në një postim në Facebook Meta, shkruan se i ka dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, për të konfirmuar mbështetjen e tij, teksa shton se ka qenë në koherencë prej 20 vitesh për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Postimin e shoqëron me një video të kryeministrit Rama në vitet 2000 , kohë kur ishte ministër Kulture.

Një javë më parë Presidenti dorëzoi vetë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT