Uji i ftohtë dëmton shëndetin tonë. Studiuesit kanë renditur disa arsye përse nuk duhet të konsumojmë ujë të ftohtë.

-Kur pimë ujë të ftohtë, ne ngadalësojmë qarkullimin e gjakut në të gjithë aparatin tretës, pasi dihet që në mjedis të ftohtë, enët e gjakut ngushtohen.

-Ushqimet që ne konsumojmë, ndërkohë që pimë edhe ujë të ftohtë, nuk na shërbejnë aspak si burim energjie, përkundrazi, energjia që sigurojmë prej tyre, nuk shkon për përballimin e aktivitetit tonë të përditshëm, por për të rregulluar temperaturën tonë të brendshme.

-Uji i ftohtë pakëson sasinë e mukusit të sekretuar përgjatë aparatit tretës, gjë që bën të mundur dobësimin e sistemit imun dhe prekjen më të lehtë prej infeksioneve bakteriale, apo virale në traktin gastrointestinal.

-Ushqimet që konsumoni, ndërkohë që pini edhe ujë të ftohtë, metabolizohen më ngadalë në trup. Ky ngadalësim i metabolizmit mund t’ju çojë shumë lehtë edhe në shtim të peshës suaj.

-Rënie të lehtë të temperaturës trupore, qëllimin pse ne e konsumojmë në verë ujin e ftohtë, e arrijmë më së miri, por rënia e temperaturës sonë trupore na çon shumë lehtë në reduktim të energjive tona të brendshme, të cilat mund t’i përdornim për aktivitetet tona të përditshme./klankosova