Truri është njësoj si një hard disk teknologjik. Rishkruan memorien mbi kujtimet e vjetra, veçanërisht kur janë të këqija apo traumatike. Është bërë i mundur identifikimi i neuroneve përgjegjëse për fshirjen e eksperiencave të shëmtuara të jetës, duke çliruar mendjen nga ankthet dhe frika që mund të shkaktojnë probleme si shqetësimi nga stresi post traumatik.

Kështu për të parën herë shkenca hedh dritë mbi proceset që mund të shërbejnë në trajtimin me sukses të kujtimeve të rënda. Kjo konfirmohet nga kryesuesi i studimit Johannes Graff, i universitetit Politeknik të Lozanës, studim i cili është publikuar edhe në revistën Science.

Nga kërkimet del në pah sesi funksionon truri jonë kur kërkon të lehtësohet nga frika, ankthi dhe ngjarje të rënda të jetës. E bën duke rishkruar mbi të njëjtat neurone që më parë kishin ndihmuar në formimin e ruajtjen e kujtimit të keq, të cilat ndodhen në një zonë të ipokampit, detyra e së cilës është kodifikimi, memorizimi dhe ulja e frikës.

Eksperimentet e grupit të kërkuesve janë kryer mbi kaviet në laborator. Rezultati i kërkimit është i rëndësishëm pasi na bën të njohim qelizat përgjegjëse të frikës dhe hedh baza solide biologjike për psikologjinë.

Klan Plus