Përbërësit:

300 gr miell

200 gr majonezë

200 gr kastravecë turshi

100 gr ujë i gazuar

100 gr borzilok

4 patate

2 vezë

2 peshq kocë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tas vendosim vezët, shtojmë miellin, pak ujë me gaz dhe përgatisim brumin. Vendosim në gotën e mikserit gjethet e borzilokut, kastravecat turshi, majonezën, kripë, piper, vaj ulliri dhe i miksojmë derisa të bëhen krem. Presim në feta shumë të holla patatet bashkë me lëkurën dhe i skuqim në një tenxhere me vaj derisa të bëhen chipsa. Sfiletojmë peshkun dhe e presim në formë fijesh të gjata. Më pas e kalojmë tek brumi që përgatitëm dhe i skuqim në tenxheren me vaj për skuqje. Vendosim në një gotë salcën me borzilok e majonezë dhe në pjatë peshkun e skuqur dhe chipsat./tvklan.al