Petkov: Parlamenti mori një vendim historik




Petkov: Parlamenti mori një vendim historik

14:16 24/06/2022

Kryeministri në detyrë i Bullgarisë Kiril Petkov qeveria e të cilit u rrëzu nga Parlamenti i Bullgarisë ka reaguar në lidhje me miratimin e propozimit të Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Petkov shkruan se Parlamenti bullgari mori sot një vendim historik teksa ka shtuar se Integrimi i Ballkanit Perëndimor është interesi strategjik i BE.

“Parlamenti bullgar sot mori një vendim historik duke i dhënë dritë jeshile propozimit francez për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Integrimi i Ballkanit Perëndimor është interesi strategjik i Bashkimit Europian”, shkroi Petkov në Twitter.

Sjellim në vëmendje se 123 deputetë votuan pro dhe vetëm 116 kundër mocionit të mosbesimit të iniciuar nga opozita që e akuzonte Kiril Petkov për dështim të përballimit të krizës ekonomike./tvklan.al










Të ngjashme