Petkoviç akuza Kurtit

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Beograd, Petar Petkoviç i ka thënë opozitës serbe se nuk sulmohet Gjakova e Kaçaniku nga kafenetë dhe interneti, pa shkuar kurrë në Kosovë. Sipas tijnëse presidenti Vucic nuk parandalonte luftën në veri të Kosovës, ajo do të shpërndahej anembanë Ballkanit Perëndimor.

“Ajo do të përhapej në mbarë Ballkanin Perëndimor.Fajtor për këtë do të ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sikur ne do të donim konflikt, a do të ishin tërhequr njerëzit tanë nga barrikadat, a do të investonim kaq shumë përpjekje në 48 orët e fundit, për të parandaluar gjithçka çfarë do të mund të ndodhte. “

Petkoviç pranoi faktin se që nga viti 1999 Serbia nuk ka ushtri dhe polici në Kosovë”.

Të vetmin mekanizëm që kemi është dialogu dhe reagimi diplomatik”, tha ai për mediat serbe.

Dy masat e reja të qeverisë së Kosovës për reciproritet ndaj Serbisë, përkatësisht ndalimi i targave ilegale të lëshuara nga MPB-ja serbe si dhe reciprociteti rreth dokumenteve identifikuese hyrëse/dalëse me Serbinë, u shtynë për 30 ditë nga qeveria kosovare.

Klan News