Mëngjesin e sotëm vijon prezenca e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke ndikuar në veprimtarinë përpunuese në Portin e Durrësit.

Tragetet ndodhen të akostuara në Terminal, pa mundur të nisen nga të dyja anët e Adriatikut. Anijeve të tonazhit të ulët u është pezulluar përkohësisht dalja në det, deri në një urdhër të dytë të Kapitenerisë së Portit.

4 anije tregtare ndodhen të akostuara në kalatat portuale, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, për të vijuar procesin e përpunimit. Forca e erës shënon 10-11 m/s, ndërsa forca e detit deri në 7 në det të hapur.

“Autoritet detare, Autoriteti Portual Durrës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë monitorimin e situatës minutë pas minuti, për shmangien e avarive detare deri në rikthimin në normalitet të situatës”, thuhet në një njoftim./tvklan.al