Kjo pikturë me diçiturën “Vajza me tullumbace” u shit për 1.4 milionë dollarë nga shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” në Londër.

Por fati i blerësit, deri më tani të panjohur nuk qe aspak i mbarë. Piktura nisi të vetëshpërbëhej dhe të rrëshqasë nga korniza duke u ndarë në shirita, sapo çekani i ankandit goditi për çmimin përfundimtar.

Gjithçka ndodhi papritur dhe ngjarja tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve në sallën e ankandeve të cilët nisën të fotografonin pikturën e shpërbërë. Është e paqartë nëse blerësi do ta pranojë veprën e artit në atë gjendje. Dyshime ka se shpërbërja mund të jetë pjesë e përbërëse e pikturës.

Ajo është vepër e artistit Banksy, i cili kurrë nuk e ka shfaqur publikisht fytyrën e tij, por thuhet se jeton në Bristol. Ai hyn tek piktorët e artit të rrugës dhe vepra ishte pikturuar me grafiti në teljao. Banksy është i famshëm për kritikën e tij për tregun modern të artit.

Tv Klan