Pjesë e panelit tek emisioni “Historia ime” nw Tv Klan ka qenë mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i cili ka pranuar publikisht se i del kundër deklaratës që ai vetë ka bërë disa kohë më parë, ku shprehej se ishte kundër mbajtjes së maskës në rrugë. Tani ai ka ndryshuar bindje dhe shprehet se mbajtja e maskës është gjëja më e rëndësishme që mund të parandalojë infektimin nga Covid-19 si në ambjente të mbyllura ashtu edhe në ambjente të hapura.

Pëllumb Pipero: Më lejoni paraprakisht t’i kthehem një deklaratë që kam bërë muaj më parë në këtë television gjatë të cilës kam thënë që unë Pëllumbi me eksperiencë 40-vjeçare, kam qenë, jam dhe do të jem kunder maskës në mjedis të hapur, por për shkak të dëmeve që po shkakton ky virus, do të dal kundër vetes time dhe do e rekomandoja që maska të bëhet e detyrueshme edhe në ambiente të hapura.

Mirela Milori: Çfarë ndryshoi në bindjen jote?

Pëllumb Pipero: Kanë ndryshuar shumë gjëra, ka shumë studime që janë kontradiktore me njëra-tjetër. Ajo që ka ndryshuar në konceptin tim është dinamika e jetës jashtë mureve të shtëpisë, jashtë mureve të institucionit./tvklan.al