Kemi hyrë në javën e 42 të pandemisë dhe sot qeveria ka vendosur të miratojë Aktin Normativ për mbajtjen e detyrueshme të maskave edhe në ambientet publike i cili do të hyjë në fuqi ditën e nesërme. Kryeministri Edi Rama e njoftoi 4 ditë më parë me pretendimin se në këtë mënyrë shmanget një mbyllje e dytë.

Në vendin tonë  pas testimeve të kryera rezultojnë të prekur 100.953 persona, kanë humbur jetën deri më tani 429 persona dhe janë shëruar rreth 9 mijë të tjerë.

Të ftuar në emsionin “Historia ime” në TV Klan kanë qenë Manush Thanasi specialist i shëndetit publik, Arjana Reli psikiatre dhe Pëllumb Pipero mjek infeksionist. Në studio Pipero është paraqitur me maskë i cili nuk preferoi ta heqë atë edhe gjatë intervistës. Sipas tij, mbajtja e maskës është shumë e rëndësishme dhe kundërshton që të hiqet në ambiente të mbyllura.

Mirela Milori: Doktor do vazhdoni intervistën me maskë?

Pëllumb Pipero: Në mjediset e mbyllura, maska duhet të bëhet modë. Në këtë ambient duhet të jetë e domosdoshme. Në mjedisë të mbyllura distanca 1 metër është shumë e vogël, duhet të jetë ndoshta mbi 3 metër. Është virus i panjohur, çdo masë e marrë që parandalon koronavirusin duhet të mirëpritet. Edhe këtu në këtë ambjent është mirë ta mbajmë, nuk është e detyrueshme, por është mirë ta mbajmë. Do të të këshilloja që në çdo mjedis të mbyllur kudo qofshin ato duhet të mbahet./tvklan.al